Borxhi i vjetër në një faturë, ASH-ja akuzon Komunën e Zhelinës

e postuar më at 19:45
54 0

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan Komunën e Zhelinës se borxhin e mbledhur prej disa vitesh për shfrytëzimin e kanalizimit qytetarëve ua dërgon në një fletëpagesë prej mbi 11 mijë denarëve. ASH-AAA kërkon nga komuna e Zhelinës që të sqarojnë se përse i detyrojnë të paguajnë edhe një pjesë të fshatit ku nuk ka kanalizim. Nga Komuna e Zhelinës nuk sqarojnë se përse për vite me radhë nuk kanë bërë fatura për pagesë të kanalizimit, por se qytetarëve që iu mundësohet pagesa në këste, ndërsa për shkak të pandemisë, nuk do të procedojnë këto lëndë në përmbarues.

“Një objekt banimi e kanë ngarkuar dy herë, edhe babain edhe djalin. Kanë ngarkuar me borxhe edhe familjarë që nuk kanë asgjë në pronësi. Për çka e kanë bërë këtë, nga paaftësia e tyre apo nga vigjilenca e tyre për të inkasuar mjete për nevojat e zgjedhjeve, ose për manipulim të qytetarëve duke ua falë borxhin inekzistent para zgjedhjeve, e duke vazhduar më pas tek mos furnizimi me ujë për pije i vendbanimit ku janë shpërndarë këto vërejtje, këtu vlen të përmendim fshatin Ozurmisht”, tha Liridona Adili. ASH.

“Është një shumë që është mbledhur për disa vite, nuk është për një muaj apo një vit. Pra është një borxh i bartur disa vjeçar. Kjo është një tarifë që duhet ta paguaj çdo qytetar që derdh ujërat e zeza në Lumin Vardar”, pohoi Suad Alili, drejtor i NPK “Mirëmbajtja” Zhelinë.

nga kategoria