Borrell uron Osmanin: Kosova tashmë mund të fokusohet në dialogun me Serbinë

e postuar më at 09:16
69 0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Presidente e Kosovës.


Borrell, përmes Twitter-it ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës tash të fokusohen në ndërmarrjen e reformave dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhje Presidente e Kosovës, Vendet e BE-së mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, është shprehur Borrell.

“Me institucionet e reja, Kosova tashmë mund të fokusohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE”. shkroi ai.

Osmanin e kanë uruar edhe ambasadorë në Kosovë si dhe liderë të tjerë.

 

nga kategoria