Borisov–Osmani: Përpara vetëm nëpërmjet praktikimit të vlerave evropiane

178 0

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Aeroportin e Sofjes realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov.

Siç bëjnë të ditur nga MPJ takimi ka qenë miqësor në të cilën janë hapur temat për marrëdhëniet bilaterale, situatën e brendshme politike të të dy vendeve si dhe perspektiva evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit.

Bujar Osmani në takim me Bojko Borisov në Aeroportin e Sofjes

“Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë prioriteti ynë kryesor dhe angazhimi ynë i sinqertë është përforcimi i marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë. Ky është edhe interes i yni shtetëror, për të cilin mbetemi fuqimisht të përkushtuar për ta implementuar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim si një ligje e rëndësishme e përforcimit të mirëbesimit ndërmjet qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Osmani dhe Borisov ranë dakord se rruga përpara është nëpërmjet aplikimit dhe praktikimit të vlerave evropiane, ndërsa aleanca në NATO dhe bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të BE-së, në mënyrë plotësuese do t’i forcojë relacionet bilaterale.

 

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

pg slot