Borell: Pas 10 vite bisedime, është koha të përmbyllim dialogun Kosovë-Serbi

e postuar më at 18:30
63 0

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se pas dhjetë vjet bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka ardhur koha e përmbylljes së këtij procesi.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të hapë rrugën për të ardhmen e tyre evropiane.

“10 vjet më parë, takimi i parë i Dialogut Beograd-Prishtinë u zhvillua në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hapë rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borrell.

Dje janë mbushur dhjetë vjet nga fillimi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

nga kategoria