Blerje të dyshimta! MESPO derisa udhëhiqeshte nga Zudi Enuzi Koka ka keqpërdorur 3 milionë euro
Në njoftimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se kompania nën menaxhimin e personave të LSDM-së dhe BDI-së, gjegjësisht Zudi Enuzi – Koka si kuadër i Ziadin Selës, drejtor në MEPSO, ka lidhur kontratë për blerjen e pajisjes për tre milionë euro më shtrenjtë se plani zhvillimor i planifikuar, të cilin e kanë sjellë vetë.
“Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi Front i BDI-së dhe e instaluar nga LDS në qershor të këtij viti, MEPSO ka lidhur marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e pajisjes për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator. Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me kompaninë e njëjta pajisje është 5,864 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
“LSD dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta”, thuhet më tej në reagimin e sotëm të VMRO DPMNE-së.
VMRO i I ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet.