Categories: Lajme

Blerant Ramadani: Hetim urgjent dhe ndëshkim për fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, dhe kandidati për kryetar komunë të Seajat, Blerant Ramadani ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kumanovë, ku gjatë një ngjarjeje sportive u dëgjuan thirrje me përmbajtje të rëndë urrejtjeje etnike kundër shqiptarëve.

“Në vend që të ishte arenë sporti, Kumanova mbrëmë u shndërrua në skenë të urrejtjes së paprecedent, me thirrje si ‘Shqiptari i mirë është i vdekur’,” deklaroi Ramadani, duke theksuar se këto ndodhën në prani të Kryeministrit dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Sipas tij, heshtja e institucioneve nuk mund të konsiderohet thjesht pasivitet. “Është bashkëpërgjegjësi morale dhe politike,” u shpreh Ramadani.

Ai kërkoi një hetim urgjent, ndëshkim shembullor dhe reagim institucional të menjëhershëm, duke e quajtur të papranueshme që në një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes të tolerohet, relativizohet apo të kalojë në heshtje.

“Bashkëjetesa nuk është opsion – është detyrim kushtetues dhe vlerë europiane. Dhe ne nuk do të heshtim,” përfundoi Ramadani.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

9 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

10 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

14 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

14 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

15 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

15 hours ago