Biznesi kërkon miratimin e menjëhershëm të ligjit për mbështetjen e pagave

e postuar më at 07:31
57 0

Biznesmenët kanë ngritur duart dhe mendojnë se nuk do ta marrin ndihmën e pagave, për punonjësit nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Nëse politikanët me të vërtetë punojnë në interes të qytetarëve, ata duhet të ndalojnë së bëri politikë, dhe ta miratojnë ligjin e nevojshëm për ndihmë financiare për kompanitë, thanë për Alsat nga Lidhja e Odave Ekonomike. Situata në sektorin privat është kritike, likuiditeti po dobësohet dhe shumë kompani në vend po mbyllen çdo ditë. Kjo është arsyeja pse komuniteti i biznesit kërkoi nga deputetët të jenë të arsyeshëm, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat e tyre për muajin shkurt dhe mars.

Ligji për Mbështetje Financiare është shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve, si dhe për ruajtjen e vendeve të punës në sektorin privat – thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Përveç problemeve të kuorumit, koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa është e prerë se nuk do të heqë dorë nga bllokada e Kuvendit derisa të miratohen ndryshimet në Ligjin për Shtetësi.

“Edhe përkundër faktit që ligji për mbështetje financiare të kompanive për rrogat është caktuar në Kuvend për më 23 mars, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se nëse deputetët e pushtetit dhe opozitës pajtohen dhe debllokohet Kuvendi, ligji do mund të kalojë të njëjtën ditë ose eventualisht ditën tjetër më 24 mars, me çka biznesmenëve u mbeten 6 ditë të aplikojnë për ndihmën e premtuar nga shteti”.

Një nga arsyet pse propozim ligji ka ngecur në Kuvend është edhe mospasja e kuorumit për shkak të disa deputetëve të sëmurë nga virusi korona. Gjithashtu edhe Rregullorja e punës së Kuvendit nuk parasheh zbatim të shpejtë të procedurës së rregullt për miratimin e një ligji. Pasi një propozim dërgohet në qeveri nevojiten të paktën 10, ndërsa më shumë, 20 ditë i njëjti të dërgohet për debat në seancë plenare.

 

J X

nga kategoria