Bill Gates parashikon se kur do të kthehet bota në normalitet

e postuar më at 14:31
190 0

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022.
Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”.
Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates.

J X

nga kategoria