Bilanci ditor i numrit të infektuarve me Covid-19 në Maqedoni

e postuar më at 15:41
85 0

Gjatë 24 orëve të fundit, pas 1562 testeve të analizuara, janë regjistruar 316 raste të reja të infektimeve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Janë shëruar 681 pacientë, kanë humbur jetën 11 persona të infektuar me Covid-19.

Sot autoritetet shëndetësore bënë të ditur propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse të cilin në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do t’i sugjerojë vendosjen e orës policore nga 22 deri më 5 të mëngjesit duke filluar nga dita e mërkurë. /Smartweb/

nga kategoria