Bilanc i rëndë në 24 orët e fundit, 22 të vdekur në Maqedoninë e Veriut

e postuar më at 18:46
65 0

Numri i lartë personave të vdekur nga Covid-19 është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

22 pacientë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Covid-19 dhe pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga ky infektim kanë ndërruar jetë.

Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së, në njoftimin e të cilës bëhet e ditur se janë regjistruar 872 persona pozitivë gjatë kësaj kohe, ndërkohë që janë shëruar 244 persona.

Rastet e reja të infektimit, gjegjësisht 872 janë regjistruar nga gjithsej 3.394 mostra të marra për testim.

 

nga kategoria