Bilal Kasami nga Lëvizja Besa në Maqedoninë e Veriut tha në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv se shqiptarët përgjithësisht kanë votuar kundër Ali Ahmetit dhe partisë së tij, BDI.
Kasami tha se sfida jonë kryesore pas zgjedhjeve nuk është për të mundur Ali Ahmetin dhe BDI.
“Rezultati zgjedhor është i paracaktuar. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka votuar për opozitën, por ka një problem për fragmentarizimin e votës. Besoj se sot që jemi bashkë e shmangim këtë fragmentarizimin e votës”, tha Kasami.
Ai tha se sot ne duhet të tejkalojmë vetveten dhe duhet të bashkohemi me kauzat në mënyrë që të bëjmë ndryshimin dhe jo protagonizmin e lidershipit opozitar.