Bija e Paul Walker po ‘pushton’ pasarelat

e postuar më at 18:57
86 0

Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker duket se do të krijojë vetë një emër dhe mund të themi se e ka nisur mjaft mbarë përfshirjen e saj në fushën e modës.

Në fillim të këtij viti, modelja bukuroshe 22-vjeçare u shfaq më parë në një set fotografik për Proenza Schouler dhe nënshkroi me DNA Model Management, sapo bëri debutimin e saj në pasarelë në sfilatën e vjeshtës 2021 të Givenchy, gjatë Javës së Modës në Paris.

Bukuroshja, Meadow  Walker e hapi këtë shfaqje teksa sfilonte me një xhaketë asimetrike me një kapëse argjendi, të veshur mbi një fustan të kombinuar me geta, gjysmëçizme dhe një çantë gjeometrike. Modelja 22 vjeçare u shpreh se ndjente mirënjohje pafund për mundësinë.

“Faleminderit Matt për mbështetjen dhe vendosmërinë tënde të plotë për të më çuar në mënyrë të sigurt në Paris nga NY. Faleminderit të gjithëve”, shkroi modelja në Instagram.

nga kategoria