Smart News

Bien ankesat / Ndeshja KF Gostivari-Llokomotiva Pehçevo regjistrohet me rezultatin 1-0

Open-TV sapo ka marrë vesh se ndeshja KF Gostivari-Llokomotiva Pehçevo është regjistruar me rezultatin e arritur në fundjavën e kaluar, pra 1-0. Kështu ka vendosur sot Komisioni Garues pranë FFM-së.

Gjithashtu edhe lojtari Gordijan Hristov ka dal i pastër me regjistrimin e klubeve.

Skuadrat e Vardarit dhe Llokomotivës ishin ankuar për këtë rast, por duket se ka qenë e kot, pasi Gostivari ka dalë i pastër në këtë rast.

Ky problem ishte ngritur për kinse paraqitjen e diskutueshme të lojtarit Gordian Hristovski në ndeshjen e xhiros së parë pranverore të LDFM kundër Lokomotivës së Pehçevës./Open-TV/

Exit mobile version