Smart News

Biblioteka e Gostivarit trefishon numrin e lexuesve pas renovimit, shprehet Limani në Ditën Ndërkombëtare të Librit

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për qytetin. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se pas renovimit të bibliotekës së qytetit, numri i lexuesve është trefishuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe me këtë rast jam i lumtur që mësova se bibliotekës së Gostivarit i janë trefishuar lexuesit pas renovimit të saj. Gëzuar për miqtë e përhershëm të diturisë dhe kulturës!”, ka shkruar Limani.

Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit institucional për promovimin e leximit dhe zhvillimin e infrastrukturës kulturore në Gostivar. Renovimi i bibliotekës është pritur me entuziazëm nga qytetarët, ndërsa rritja e numrit të lexuesve dëshmon për ndikimin pozitiv të investimeve në kulturë dhe arsim.

Exit mobile version