Smart News

Bexheti: Ditët Informuese për IPARD III drejt përmbylljes – Takime në Kumanovë dhe Likovë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ka njoftuar se Ditët Informuese për IPARD III po hyjnë në fazën përmbyllëse, duke ofruar mundësi të rëndësishme për përfituesit e mundshëm të këtij programi.

Gjatë këtyre takimeve, shumë fermerë dhe sipërmarrës bujqësorë janë informuar mbi procedurat dhe mundësitë e financimit përmes IPARD III, me qëllim zhvillimin e bizneseve të tyre.

Më 13 mars (e enjte) do të mbahen edhe dy takime të rëndësishme:

Kumanovë – ora 11:00, në Shtëpinë e Zejtarëve
Likovë – ora 14:00, në ndërtesën komunale

“Ftojmë të gjithë përfituesit e interesuar nga Kumanova dhe Likova të marrin pjesë në këto takime, të informohen dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron IPARD III për zhvillimin e sektorit bujqësor,” theksoi Bexheti.

Ky program mbështet fermerët dhe sipërmarrësit ruralë në rritjen dhe modernizimin e aktiviteteve të tyre, duke krijuar një perspektivë më të qëndrueshme për zhvillimin e bujqësisë në vend.

Exit mobile version