Benevento shokon Juven e Ronaldos

e postuar më at 18:54
81 0

Benevento ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Juventus.

“Bianconerët” dominuan në të gjitha aspektet, por u mposhtën me rezultat 0 – 1.

Në fakt, goli i Gaich, ishte gjuajtja e vetme e Beneventos në portën e Juventusit gjatë tërë ndeshjes (69′).

“Zonja e Vjetër” bëri disa aksione të bukura, por assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë, kështu që u mposhtën nga skuadra që renditët në pozitën e 16-të në tabelë.

Me këtë humbje, Juventus bën një gabim të madh në garën për titull, duke u renditur në pozitën e tretë me 55 pikë, 10 me pak se lideri Inter, kurse Benevento zë vendin e 16-të me 29 sosh.

nga kategoria