Bekim Qoku sfidon Ziadin Selën: Ti nuk i takoni asaj fotografie të turpshme që u shpërnda dje. Eja tek VLEN, do ta gjesh respektin e merituar dhe nderin!

Miku im i vjetër, Ziadin Sela, e dëgjova sot deklaratën tënde, se je i detyruar të zgjidhësh mes dy blloqeve shqiptare.

I dashur Ziadin, nëse je aty ku ke qenë, me sinqeritet të plotë të ftoj të vish tek VLEN. Ti nuk i takoni asaj fotografie të turpshme që u shpërnda dje. Eja tek VLEN, do ta gjesh respektin e merituar dhe nderin e duhur. E them këtë ngaqë dua të të shoh si pjesë të fitores së madhe. Aq sa njihemi, mund të them se jam thellësisht i bindur që rruga e drejtë është ajo me ne. Unë e di se ka argumente për ta kritikuar këtë koalicion, por nuk mund të gjej asnjë që e përligj “Frontin” e Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Musa Xhaferit. Ti je mbrujtur nga lënda opozitare. Vendi yt është në krahun tim, aq sa vendi im në krahun tënd.

Të fala të sinqerta nga miku yt i vjetër, nga Bekimi i Vetëvendosjes, dhe nga VLEN!

Admin01

Recent Posts

Taravari: Epërsia e AKI ndaj VLEN do të jetë mbi dy me një

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

7 hours ago

Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka…

7 hours ago

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

7 hours ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

7 hours ago

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

11 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

11 hours ago