BE me fond donacioni prej 530 milionë euro, Maqedonia e Veriut jasht listës së pranuesve

e postuar më at 11/03/2021
65 0

Maqedonia nuk pranoi ndihmë financiare nga Fondi për solidaritet të BE-së(FSBE) pasi që shteti nuk bëri harxhime të mjaftueshme në sektorin e shëndetësisë në valën e parë të krizës së shkaktuar nga Covid-19 për të qenë të kualifikuar për ndihmën, informuan sot nga Sekretariati për çështje evropiane(SÇE), me të cilin udhëheq zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Komisioni Evropian sot publikoi listën e 17 shteteve anëtare të BE-së, plus 3 kandidatë (Shqipëria, Serbia, Mali i Zi) të cilat duhet të pranojnë ndihmë prej gjithsej 530 milionë euro për të mbuluar harxhimet për pajisje mjekësore dhe mbrojtëse, parandalim, ndjekje dhe kontroll të përhapjes së sëmundjes.

Fondi për solidaritet është i krijuar për sigurim të ndihmës dhe përkrahjes në kohë të katastrofave, si tërmete dhe vërshime, ndërsa nga viti i kaluar, mandati u zgjerua për ofrim të ndihmës gjatë krizave mjekësore.

Nga SÇE sqarojnë se kusht për pranimin e ndihmës financiare nga fondi i solidaritetit të BE-së është finansat publike të jenë të ngarkuara në së paku 0.3% të bruto të ardhurave kombëtare, që për Maqedoninë është mbi 30 milionë euro. Maqedonia në periudhë prej 4 muajsh, qëkur u vendosën masat mbrojtëse (10 mars-9 qershor) ka harxhuar 7.6 milionë euro në sektorin shëndetësor dhe me këtë, thonë nga SÇE, nuk është arritur pragu minimal për aplikim në ndihmë.

“Për shkak të menaxhimit cilësor dhe në kohë të finacave shtetërore në sektorin shëndetësor, si dhe për shkak të organizimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve shtetërore kur janë siguruar sasi e madhe e donacioneve në luftën kundër Covid-19, gjë që nuk shkaktoi harxhime shtesë për këto nevoja, minimumi i projektuar nga BE për shfrytëzim të mjeteve nga ky fond nuk u arrit”, thonë nga SÇE

Ndihma nga FSBE nuk ka të bëjë me ndihmën nga BE prej mbi 65 milionë euro, e cila është e parashikuar për rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut nga kriza e shkaktuar nga Covid-19./SmartNews/

nga kategoria