BDI vra natën e qaj ditën, stadiumi i premtuar në Çegran do të ndërtohet në Zajaz

e postuar më at 20:36
28 0

Gjatë ditëve të fundit, e dukshme është prezenca e krerëve të BDI-së në fshatin më të madh në Maqedoni e që në zgjedhjet e fundit, kjo parti humbi me mbi 400 vota dallim.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve ka premtime të shumta, mjetet financiare që duhej të investoheshin për stadiumin e Çegranit u dislokuan për në Zajaz.

Këtë e thotë të paktën marrëveshja e Agjencisë për Rini dhe Sport që është arritur më 05.10.2021 në Shkup dhe ku planifikohet ndërtimi i stadiumit në Zajaz në vend të Çegranit.

Ndryshe, më herët edhe Bashkësia Lokale e Çegranit përgënjeshtroi kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejtën për deponinë e egër, duke thënë se kjo deponi ka qenë aty që në kohën kur Bejta ka qenë në pushtet.

Gjatë ditës së djeshme opinioni u njoftua se mërgimtarët e Çegranit në Zvicër në mënyrë të organizuar do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve për të mbështetur kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

 

 

nga kategoria