Categories: LajmePolitika

BDI: VLEN drejt shpërbërjes politike – Mickoski në panik

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit janë dëshmia më e qartë e panikut të tij para 19 tetorit. Kur një lider politik humb gjakftohtësinë dhe shpik skenarë imagjinarë për koalicione që nuk ekzistojnë, kjo do të thotë vetëm një gjë: ai e di se disfata dhe mosrealizimi i planeve antishqiptare po i trokasin në derë. Kështu ka thënë sot para gazetarëve Arta Bilalli-Zendeli nga Aleanca Kombëtare për Integrim, ndërsa ka shtuar se “e vërteta është e thjeshtë: projekti i tij i quajtur VLEN është në rënie të lirë dhe më 19 tetor do të pësojë një debakël të vërtetë”.

“Në vend që të flasë për vizion dhe program, Mickoski merret me trillime dhe përpiqet të shpikë skenarë për të zgjedhur ai vetë përfaqësuesit e shqiptarëve. Por qytetarët e dinë mirë: shqiptarët janë të bashkuar për barazi dhe dinjitet, ndërsa vegla e tij politike – VLEN-i po fundoset çdo ditë e më thellë”, tha Bilalli-Zendeli, ndërsa ka parashtruar disa pyetje.

“Pyetjet që Mickoski nuk guxon t’i prekë: Pse Mickoskit i pengon aq shumë BDI? Mos vallë sepse e di që BDI-në nuk mund ta nënshtrojë dhe ta shndërrojë në vasal? Pse LSDM nuk ka kandidatë aty ku nuk garon VMRO, si në Çair, Tetovë, Gostivar e Strugë? A nuk është kjo dëshmi se VMRO dhe LSDM po zbatojnë një plan të përbashkët për asimilimin politik të shqiptarëve dhe vazhdimin e projektit degradues me vasalët e VLEN-it? A mendon Mickoski se mund të caktojë vetë përfaqësuesit e shqiptarëve, duke i reduktuar në figurantë të skenës së tij politike? Pse u shfaq aq i brengosur në Kuvend kur tha se plani i BDI-së qenka që ‘mos të lejohet maqedonasit të zgjedhin kush do të udhëheqë me komunat shqiptare’?”, ka pyetur ajo.

Realiteti sipas Bilalli-Zendelit, është se Mickoski e ka kuptuar se BDI nuk eliminohet dot.

“Sepse BDI nuk është thjesht parti – është organizimi politik i shqiptarëve, themeli i barazisë dhe arkitekti i arritjeve më të mëdha të këtij vendi: Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi në NATO, negociatat me BE, të drejtat gjuhësore e institucionale. Çdo fjalë e tij për ‘eliminim’ është, në fakt, thirrje për të eliminuar zërin politik të shqiptarëve. Kjo është retorikë e rrezikshme nacionaliste – ajo dështoi në vitin 2001 dhe do të dështojë përsëri”.
Fatkeqësisht, vijoi më tej ajo, në këtë lojë të tij, VLEN-i ka pranuar të bëhet vegël, madje një vegël e vogël e Mickoskit.

“Me këtë rol vasali, ata po përgatisin terrenin për rikthimin e ‘botës serbe’ përmes VMRO-së. Por le ta dinë: me vasalë nuk ndërtohet as stabilitet, e aq më pak shtet. Më 19 tetor shqiptarët do të japin përgjigjen më të fuqishme: do të rrëzojnë projektin e rrezikshëm të Mickoskit dhe do ta vjen deri te shpërbërja e VLEN-it. Sepse përfaqësuesit e shqiptarëve nuk i zgjedh VMRO-ja – shqiptarët i zgjedhin vetë, dhe zgjedhja e tyre është BDI”

Ne nuk zhdukemi, tha Bilalli-Zendeli, nuk dorëzohemi dhe nuk shitemi – e aq më pak blihet dinjiteti shqiptar. “Zëri ynë është më i fortë se çdo trillim, dhe më 19 tetor ky zë do të dëgjohet si kurrë më parë. BDI është këtu dhe do të mbetet adresa e vetme politike e shqiptarëve”.

Admin01

Recent Posts

Koalicioni AKI në Tetovë akuzon kryetarin në ikje Bilall Kasami për dështim në menaxhimin e parkimeve

Koalicioni AKI në Tetovë mbajti sot një konferencë për shtyp ku akuzoi kryetarin në ikje…

53 minutes ago

Bujar Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për t’u fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, nga një takim me qytetarët përcolli…

3 hours ago

Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje…

4 hours ago

Taravari: Ja pse e braktisa qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-in (Video)

Degradimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve, zero investime në pjesën shqiptare, heqja e balancuesit dhe ligji…

4 hours ago

Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar

Veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin…

5 hours ago

Mikpritje madhështore për Bajram Rexhepin në Vicë

Fshati Vicë është një nga fshatrat e thella të malsisë së Sharrit duke qenë si…

6 hours ago