BDI vazhdon të abuzojë me iniciativat qytetare

e postuar më at 01/09/2021
22 0

 

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve për kryetar komune dhe këshilltar në KSHZ, në Gostivar një “iniciativë” qytetare nisi me promovimin e programit të saj për qytetin e Gostivarit.

Përveç ngjyrës jeshil, “iniciativa” qytetare “Gostivari që duam” në promovimin e programit të saj në qendër të Gostivarit, kishte të ftuar vetëm njerëz të BDI-së, duke përfshirë këtu deputetë, ministra dhe kryetarë degësh që vijnë nga kjo parti dhe me këtë ngjalli dyshime se janë të përfshirë në agjendën e BDI-së.

Ditë më herët nga kjo iniciativë deklaruan se do të kandidojnë me listë këshilltarësh edhe pse tashmë ka përfunduar afati për paraqitje në KSHZ, ndërsa sa i përket financimit të tyre, ata thanë se nuk duhet të flasin për financa në këto momente, edhe pse organizimi i tyre në qendër ishte super-luksoz.

Nuk dihet nëse kjo është një taktikë e BDI-së për t’ua lehtësuar personave të kalojnë në BDI, ndërsa Komisioni Anti-korrupsion pritet të fillojë procedurë për këtë çështje.

Ekspertët thonë se keqpërdorimi i iniciativave qytetare sidomos në kohë fushate është e dëmshme për demokracinë në përgjithësi për shkak se krijohet mosbesimi dhe pasiguria në nismat që me të vërtetë angazhohen për shoqërinë.

T F

nga kategoria