Categories: LajmePolitika

BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për vendimin skandaloz që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Ky akt është shkelje flagrante e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore, e veçanërisht në uniformat e policisë.

Ky nuk është një rast i izoluar, por vazhdimësi e politikës diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, e cila tashmë ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo që e bën edhe më skandaloze është heshtja servile e partive shqiptare në pushtet, të cilat kanë pranuar të bëhen vasalë të politikave anti-shqiptare, duke e shkelur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve për interesa të ulëta politike.

Uniformat e njëgjuhëshe nuk janë thjesht veshje. Ato janë simbol i identitetit të shtetit, i barazisë dhe i respektit. Kur ligji kërkon dygjuhësi dhe Qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi e humbjes së sovranitetit politik të partive shqiptare që sot janë pasqyra e interesave të VMRO-së.

BDI e bën të qartë: shqiptarët nuk do të pranojnë poshtërime të tilla. Ligji është i qartë, në komunat ku shqiptarët janë së paku 20%, çdo institucion shtetëror është i obliguar të përdorë gjuhët zyrtare, përfshirë uniformat dhe komunikimin publik.

Kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi diskriminues; zëvendësimin e uniformave të policisë me mbishkrime dygjuhëshe, sipas ligjit dhe kërkim falje publike nga partitë shqiptare në pushtet, që e aprovuan këtë turp.

Barazia nuk është luks, është detyrim ligjor, moral dhe kombëtar. BDI nuk pranon kompromis me dinjitetin. Shqiptarët kanë sakrifikuar për barazi dhe ky vendim i turpshëm do të rrëzohet.

Admin01

Recent Posts

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

5 hours ago

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për…

5 hours ago

Isen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete

Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani…

6 hours ago

Ahmeti nga Tetova: Shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur…

6 hours ago

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka…

6 hours ago

Faton Ahmeti: Tetova flet me zë të lartë, ndryshimi është i pandalshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit në Tetovë, Faton Ahmeti, pas…

6 hours ago