Categories: LajmePolitika

BDI: Shqiptarëve në Komunën e Jegunovcit po iu ndërpritet uji qëllimisht, VLEN nuk po reagon për këtë akt tendencioz

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm pas mesnate për qytetarët shqiptarë në Komunën e Jegunovcit.

“Në ditët më të nxehta të vitit, ku temperaturat arrijnë kulmin, të ndërpritet uji për një komunitet të tërë është akt çnjerëzor, diskriminues dhe i papranueshëm”, thonë nga BDI.

Nga BDI shtojnë se ndërprerja e ujit vetëm në pjesën ku jetojnë shqiptarët, përveç se tendencioze, diskriminuese dhe shpërfillëse nuk mund të konsiderohet ndryshe.

“Kjo nuk është vetëm paaftësi menaxheriale, kjo është qasje politike. Është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të saj lokalë, të cilët sot i përdorin edhe shërbimet bazike si armë politike për të nënshtruar e poshtëruar shqiptarët.

Për këtë gjendje, përgjegjës është edhe VLEN, që me marreveshjen e tyre për pushtet e çoi popullin shqiptar në përjashtim të plotë: pa përfaqësim dhe pa asnjë zë institucional. Prej “Shqiptarëve të barabartë” që premtuan, sot qytetarët tanë janë bërë të padukshëm, të papërfaqësuar dhe të shpërfillur.

Kjo nuk është demokraci. Kjo është qeverisje me urrejtje dhe logjikë ndarjeje edhe të ujit të pijshëm.

BDI kërkon që menjëherë të ndërpritet kjo politikë e ndëshkimit kolektiv dhe që uji i pijshëm t’u vihet në dispozicion të gjithë qytetarëve të Jegunovcit, pa dallim etnie apo bindjeje. Ftojmë institucionet shtetërore dhe Avokatin e Popullit të reagojnë pa vonesë dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët e kësaj padrejtësie.

E drejta për ujë të pijshëm është e drejtë universale që duhet ta gëzojnë të gjithë njerëzit pa përjashtim dhe pa dallim etnie, përkatësie politike, fetare, gjuhësore, sociale, gjinore. Uji është e drejtë. Jeta është e drejtë. Dhe të drejtat nuk ndalen me vendime të ndyra politike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Admin01

Recent Posts

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

10 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

1 hour ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

1 hour ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

3 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

3 hours ago