Categories: LajmePolitika

BDI: Shqiptarët nuk do të pranojnë “inxhiniering digjital” – Qeveria po zbardh programin nacionalist të VMRO-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hapave të fundit të ndërmarrë nga qeveria e re, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe segmentet e saj të kapura në institucione për zbatimin e një agjende nacionaliste dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve.

“Që në vitin 2022, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, refuzoi publikisht t’i pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, duke aluduar veçanërisht në faktin se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë së përgjithshme. Ai atëherë premtoi se, sapo të vinte në pushtet, do të organizonte një ‘regjistrim elektronik’ për të ‘korrigjuar’ rezultatet,” thuhet në kumtesën e BDI-së që e përcjell PressOnline.al.

Sipas BDI-së, këto veprime janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për “t’iu treguar vendin shqiptarëve”, përmes shfuqizimit të mekanizmave të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

“Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Publike dhe institucione të tjera të kapura po punojnë aktivisht për zbatimin e programit elektoral të VMRO-së: përmes shfuqizimit të Balancuesit, rrënimit të mekanizmave kundër majorizimit, heqjes së gjuhës shqipe nga institucionet, si dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe,” thekson më tej BDI.

Partia gjithashtu i drejton kritika të ashpra partnerëve shqiptarë brenda qeverisë, të cilët i konsideron si legjitimues të këtij projekti të rrezikshëm.

“Të shantazhuar dhe të kapur, ata krijojnë përshtypjen e rreme se qeveria është multietnike dhe se dikush po i mbron interesat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë naivë dhe nuk do të pranojnë kurrë të bëhen subjekt i një ‘inxhinieringu digjital’ nga ana e pushtetit, pa marrë parasysh që në këtë operacion po marrin pjesë aktive edhe shqiptarët e VLEN-it,” thuhet më tej në reagim.

Në përfundim, BDI lëshon një paralajmërim të qartë:
“Këto përpjekje nuk do të kalojnë. Për këtë i sigurojmë edhe shqiptarët, por edhe ata që janë duke i bërë këto përpjekje të rrezikshme për ardhmërinë e shtetit.”

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

4 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

8 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

10 hours ago