BDI rrezikon të humbet të gjitha komuant urbane përveç Kërçovës, Taravari takohet me Hoxhën

e postuar më at 23:57
29 0

Pas rezultatit në zgjedhjet lokale të vitit 2021, për në rreth të dytë mbeten të gjitha komuant urbane, përveç Komunës së Gostivarit që pritet të fitojë që në rreth të parë.

Bashkimi Demokratik për Integrim përveç Komunës së Kërçovës që ka mbështetjen e parezervë nga opozita shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi, rrezikon të gjitha komunat urbane, duke nisur nga Struga, Dibra, Gostivari, Tetova dhe Çairi në Shkup. Përveç komunave urbane, BDI rrezikon edhe komunat rurale.

Gjatë ditës së djeshme, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha kishin takim në Gostivar ku u diskutuan bashkëpunimet e mundshme në rreth të dytë.

“Jemi bashkë me kryetarin e Gostivarit. Kishim një takim miqësor ku biseduam në përgjithësi për rezultatet zgjedhore, ndërsa çështjen e koalicionimit e vendosin organet e partisë”, u shpreh Arjanit Hoxha.

Ndërkaq, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në emisionin “Click Plus” në “TV21″ tha se janë të gatshëm që në rreth të dytë të mbështesin Bilall Kasamin për kryetar në Komunën e Tetovës”.

“Ne presim që të kemi negociata me Besën në ditët në vijim. Le të shohim, është e mundur të arrihet njëfarë bashkëpunimi. Është e rëndësishme që BDI-ja dhe Teuta Arifi të bien, e cila meriton zero vota sepse asgjë nuk është bërë për Tetovën”, tha Aziri.

Ndryshe, koalicioni ASH-AA për të mos përçarë votën shqiptare në Komunën e Kërçovës nuk nxorri kandidat të tyrin në Kërçovë.

 

 

nga kategoria