Smart News

BDI po përpiqet të manipulojë opinionin publik duke përdorur një anketë të realizuar nga një serb

BDI po përpiqet të manipulojë opinionin publik duke përdorur një anketë të realizuar nga serbi Misha Popoviq, për të paraqitur veten si opsionin e parë te shqiptarët. Kjo përpjekje e tyre për t’i dhënë vetes legjitimitet përmes sondazheve të dyshimta është një strategji për të shpërqendruar vëmendjen nga realiteti politik. E vërteta do të dalë në pah në zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat janë anketa më e drejtë dhe më reale. Në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë do të tregojnë qartë se BDI non grata ka humbur besimin e tyre, dhe dështimi i kësaj partie do të jetë i pashmangshëm.

Exit mobile version