Categories: LajmePolitika

BDI për VLEN: Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, sollën Dodikun dhe donacione serbe

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akuzon VLEN-in për mashtrime të vazhdueshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe gjithë Maqedonisë së Veriut, përcjell Flaka Media

“Çdo premtim i dhënë nga VLEN doli që është një mashtrim i madh. Çdo fjalë e thënë nga VLEN, doli që është një gënjeshtër e madhe”, thekson BDI në një komunikatë për media.

Partia shqiptare thekson se vetëm gjatë një viti, “injoranca, paaftësia, serviliteti, korrupsioni, vazaliteti, përulja, mashtrimet dhe gënjeshtrat e VLEN dolën në sipërfaqe”.

BDI sjell disa shembuj:

“Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.”
“Premtuan 10.000€ për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.”
“Premtuan Akademi të Shkencave Shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe.”
“Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.”
“Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën botën serbe.”
“Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.”
“Marrëveshjen e Ohrit ia dhanë putinistit Ivan Stoilkoviq.”
“VLEN-i u konfirmua botërisht si një mashtrim i madh politik dhe turp kombëtar që po i kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë, ballëlartë dhe në krye të shtetit, në të nënçmuar, të përbuzur dhe të përja shtuar”, vijon komunikata.

BDI bën thirrje për reagim qytetar në zgjedhjet e 19 tetorit:

“Më 19 tetor, qytetarët do ta japin përgjigjën e duhur për këto nënçmime, keqpërdorime, ofendime e përbuzje të papara ndonjëherë. Asnjëherë më nuk do të VLEN nënshtrimi, tradhëtia e votës dhe puthadorësia. Tetori është referendum popullor për dinjitet kombëtar!” /Flaka Media/

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

10 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

10 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

14 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

14 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

15 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

15 hours ago