Duket se BDI-ja ka nisur parafushatën nga Universiteti i Tetovës. Vizita e parë e kryeministrit teknik, Talat Xhaferit ishte pikërisht në UT, ndërsa në protestën për rritjen e pagave u shfaqën deputetët të BDI-së, të cilët edhe pse kanë udhëhequr me Ministrinë e Arsimit, nuk i rritën pagat për profesorët në UT ashtu sikuse në Universitetin Shën Kirilli.
Vizitë në Universitetin e Tetovës është paraparë edhe nga ministri i Jashtëm dhe kandidati presidencial, Bujar Osmani i cili do të mbajë ligjerë me temë “Integrimi në BE dhe ikja e të rinjve”, ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar profesori i këtij universiteti, Arianit Reka.
Sipas profesorit Reka, UT-ja nuk është shtab partiak, kurse udhëheqësia e UT-së duhet të ndal me keqpërdorimet e hapësirave universitare.
“Universiteti nuk është pronë e juaja, Universiteti është pronë e popullit dhe studentëve. Boll politizuat Universitetin. Me çfarë fytyre do i mundësoni të flet për “Ikjen e rinisë” kur vetë ai dhe partia e tij janë shkaku i ikjes së rinisë?!”, shprehet profesori Reka.