Categories: LajmePolitika

BDI: Maqedonia e Veriut, laborator i ndikimeve të “botës serbe” dhe të Rusisë e Kinës

KUMTESË NGA BDI

Raporti i fundit i eurodeputetit Tomas Vajc në Parlamentin Evropian është një aktakuzë alarmante për drejtimin që ka marrë Maqedonia e Veriut nën qeverisjen e koalicionit ZNAM–VMRO–VLEN. Ai konfirmon atë që BDI ka paralajmëruar prej muajsh: vendi po shndërrohet në një laborator për ndikimet më destruktive anti-perëndimore në kontinent.

Sipas raportit, Maqedonia është bërë terren i lirë për propagandën ruse, ndikimin ekonomik të errët kinez dhe përçimin e këtyre ndikimeve përmes rrjeteve politike dhe mediatike të lidhura me “botën serbe”. Hungaria dhe Serbia luajnë rol ndërmjetësues, duke forcuar praninë autoritare dhe duke minuar kursin euroatlantik të vendit. Propaganda kundër Bashkimit Evropian, e shpërndarë përmes mediave vendore, përdor frikën identitare për të paraqitur integrimin si kërcënim, jo si shpresë. Më tej, raporti ngre shqetësime për rrjete të vjetra të shërbimeve sekrete që mund të jenë të infiltruar dhe të lidhura me interesa të huaja.

Në vend të një përgjigjeje serioze, kjo Qeveri hesht. Në vend të mbrojtjes së sovranitetit institucional dhe orientimit perëndimor të vendit, ajo lejon që Maqedonia e Veriut të rrëshqasë në izolim dhe instrumentalizim. Ky është rezultati kur pushteti i dorëzohet axhendave të huaja, ndërsa braktisen partnerët më të rëndësishëm të shtetit, Bashkimi Evropian dhe NATO.

BDI ngre alarmin me përgjegjësi shtetformuese: rruga që po ndjek kjo qeveri është rruga e izolimit, e kapjes institucionale dhe e minimit të rendit demokratik. E ardhmja e qytetarëve tanë nuk qëndron në varësinë nga Lindja autoritare, por në integrimin e plotë në familjen evropiane, me institucione të forta, ekonomi transparente dhe paqe të qëndrueshme.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

8 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

9 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

9 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

12 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

12 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

12 hours ago