Categories: LajmePolitika

BDI Gostivar emëron Nexhati Jakupin shef të Shtabit – Aktivizim maksimal për fitoren bindëse të tetorit

Në mbledhjen e kryesisë së degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, njëzëri u vendos që Shef i Shtabit Komunal Zgjedhor të jetë z. Nexhati Jakupi, anëtar i partisë që nga dita e themelimit në vitin 2002.

Pasi falënderoi kryesinë e degës për besimin e dhënë, dr. Nexhati Jakupi theksoi se zgjedhjet e tetorit kanë rëndësi të veçantë, jo vetëm për partinë dhe koalicionin, por për shqiptarët në përgjithësi. Ai i cilësoi këto zgjedhje si referendum për t’u përgjigjur sfidave me të cilat ballafaqohet kombi ynë.

Mbledhja u drejtua nga Shefi i Shtabit Politik z.Talat Xhaferi, në prani edhe të Kryetarit të Degës z.Valdet Xhaferi njëherësh bartës i listës për Këshillin Komunal nga radhët e BDI-së dhe Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim, z. Valdet Xhaferi, i cili nënvizoi domosdoshmërinë e aktivizimit maksimal të strukturave partiake për një fitore të bindshme në tetor.

“Nga vendimet e vazhdueshme dhe të përditshme antishqiptare të kësaj qeverie monoetnike, drejtpërdrejt është prekur Gostivari me fshirjen e mërgatës dhe reduktimin e numrit të këshilltarëve komunalë. Pikërisht këtu fillon diskriminimi etnik i shqiptarëve në çdo segment të organizimit shoqëror. Prandaj, përgjigja e shqiptarëve duhet të jetë e fuqishme dhe vendimtare për ndryshimin e gjendjes në të cilën na ka sjellë kjo qeveri pa legjitimitet etnik”, u shpreh mes tjerash Xhaferi.

Shefi i Shtabit Politik të BDI-së në Gostivar dhe deputeti i Zonës, z. Talat Xhaferi, theksoi se beteja politike po zhvillohet në çdo nivel – duke nisur nga foltorja e Kuvendit e deri te mobilizimi i qytetarëve në çdo vendbanim e në çdo shtëpi.

Në ditët në vijim do të konsolidohet shtabi zgjedhor në nivel të degës dhe do të vazhdohet me themelimin e shtabeve zgjedhore në Këshillat Vendore.

BDI – Dega Gostivar

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

1 hour ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

1 hour ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

2 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

3 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

4 hours ago