BDI e Gostivarit me akuza ndaj Komunës

e postuar më at 12:37
115 0

Me popozimet drejtuesit e Komunës së Gostivarit deklarojnë që Buxheti për vitin 2020 është realizuar 98 përqind pa përmendur dy rebalancet që iu bënë projeksionit fillestarë. Këto akuza vijnë nga BDI – Dega e Gostivarit. Në konferencë për shtyp, këshilltari komunal nga kjo parti, Gamend Memedi, akuzoi se kryetari i Komunës gjatë vitit 2020 ka harxhuar afërsisht 16 milion e 700 mijë euro, por pa mos pasur investime kapitale. Tha se paratë janë harxhuar për rroga për militantët partiak, të cilët rinë në shtëpi dhe marrin para të gatshme.

“Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar 391 mijë euro vetëm në vitin 2020 për punësime të militantëve partiak, të cilët marrin rroga dhe rrinë në shtëpi. Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 6 mijë e 300 euro për shërbime telefonike vetëm për vitin 2020, edhe pse u tha se harxhimet për këtë pozicion janë Zero. Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 100 mijë euro për subvenconim të ndërmarrjeve publike, mjete të keqpërdorura për aktivistë partiak të cilët marrin rroga dhe rrinë në shtëpi dhe, në fund të muajt të ndajnë rrogat me drejtorët pastaj për qëllime private. Njëri në Kazino, tjetri për dreka e darka, e tjetri për çanta dhe transfere parash në llogari bankare. Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar afër 70 mijë euro për mirëmbajtje, ose më mirë ta themi për mosmirëmbajtje të rrugëve dhe rrugicave. Në terren rrugët janë në gjendje skandaloze, me dhe pa asnjëlloj kujdesi. Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 700 e 70 mijë euro për ndërtim të rrugëve dhe rrugicave. Kur jemi tek rrugët dhe rrugicat, në llogarinë përfundimtare shënohen mbi 320 mijë euro të shpenzuara për projekte konkrete, por për 450 mijë euro nuk jepen të dhëna se ku u harxhuan. Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit, duke harxhuar mbi 263 mijë euro për mirmbajtje të parqeve dhe gjelbërime, harxhime kolosale dhe të pa justifikueshme duke e parë gjendjen faktike në terren”, deklaroi Gazmend Memedi nga BDI – Gostivar.

Ai akuzoi se janë harxhuar mbi 53 mijë euro për manifestime dhe ndërtim të objekteve kulturore,

Ai akuzoi se janë harxhuar mbi 53 mijë euro për manifestime dhe ndërtim të objekteve kulturore, por as aktivitete dhe as objekte të reja kulturore nuk ka pasur. Akuza u bënë edhe për rritjen e borxhit të komunës.

“Kujtojmë që borxhi i trashëguar në vitin 2017 ishte më pak se 2 milion euro. Prej tyre gati 1 milion euro i pagoi qeveria. Sot borxhi i komunës është rritur në 3 milion e 379 mijë e 295 euro, pra kemi rritje të borxhit mbi 2 milion euro”, deklaroi Memedi.

Akuza kishte dhe për menaxhimin e mbeturinave dhe mos realizimin e garazheve në kate.

“Në seancën e fundit, u miratua vendimi për dhënie me koncesion të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave urbane. Kjo dëshmon paaftësinë e Ndërmarrjes Publike, e cila këto tre vite bëri qindra punësime dhe nuk ia doli të kryejë një nga funksionet themelore për të cilën është themeluar. Joshja për përfitime ka kapluar edhe Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, që dështoi në mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave. Është e qartë që po pergatitet një skemë krimi per të zhvatur qytetarët. Do të zgjedhin një firmë të preferuar dhe faturat do të obligohen ti paguajnë qytetarët.. Këshilli komunal miratoi Planin Detal Urbanistik për të inkorporuar garazhet në kate, me gati katër vite vonesë, edhe pse në Planin Gjeneral Urbanistik garazhet në kate janë paraparë në tre lokacione. Është e qartë, që ky hap i Kryetarit të komunës është manipulim politik para zgjedhjeve lokale, sepse nuk arriti që premtimet parazgjedhore ti realizojë në këto katër vite, dhe tani krijon alibi që premtimet do të realizohen vitet e ardhëshme. Por për fatin e tij të keq, nuk do të ketë kohë që t’i realizojë, pasi afati i skadon në muajin Tetor. Nuk i realizoi për katër vjet, nuk do te mund t’i realizojë për katër muajt e fundit”, deklaroi më tej Gazmend Memedi nga BDI e Gostivarit.

Memedi tha se llogaria e Kryetarit të komunës ndaj qytetarëve nuk përfundon me llogarinë përfundimtare të buxhetit. “Siç keqpërdori paratë publike, ai keqpërdori edhe besimin e qytetarëve. Llogaria nuk përfundon në Këshillin komunal, por në zgjedhjet e Tetorit, ku qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”.

J X

nga kategoria