Dy ish-ushtarë të UÇK-së, Shaban Rexhallari dhe Ramadan Hamiti, të punësuar në Shkollën Fillore “26 Korriku” në Komunën e Shuto Orizares në Shkup, janë degraduar nga pozitat e tyre të punës nga BDI dhe Fronti Europian, informon POPULLI.mk
Ata janë transferuar në detyra të tjera, përkatësisht si pastrues dhe roje. Vendimet për degradim, të nënshkruara nga drejtoresha e shkollës, Besare Sejdiu, që është përfaqësuese e BDI dhe Frontit Europian, hyjnë në fuqi që nga fillimi i shtatorit të këtij viti. / © POPULLI.mk