Categories: LajmePolitika

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Vazalët shqipfolës të VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës. Kështu e nis reagimin BDI, e cila ka shprehur indinjatë me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të VMRO-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI, vijon më tej reagimi, siguron qytetarët se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

52 minutes ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

2 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

5 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

5 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

5 hours ago