Bashkimi Demokratik për Integrim edhe pse ka metastazuar si kancer në të gjitha institucionet, dhe ka punësuar familjarë dhe miq në to, nuk po mundet të siguron as 5000 nënshkrime për ‘kandidatin e tyre për presindent’ Bujar Osmani.
Nga terreni njoftohemi se anëtarësia e BDI-së, sidomos ajo në Çair është e detyruar të del në orë dhe vend të caktuar për të dhënë nënshkrimin e tyre, ndërsa aktivistëve u bëhet presion që të nxjerrin familjarët r tyre të nënshkruajnë kundër dëshirës.
Për të ‘punuar’ në terren, ditë më parë BDI liroi Bekim Nezirin nga çdo aktakuzë për sulmin që ua bëri të punësuarve shqiptarë në M-NAV, dhe qëllimi është financimi i fushatës dhe organizimi i gruepeve për ushtrim të presioneve dhe dhunës gjatë fushatës zgjedhore.