Bashkësia Lokale në Çegran përgënjeshtron Nevzat Bejtën: Deponia ka qenë që në kohën kur ju keni qeverisur me Gostivarin

e postuar më at 11:40
19 0

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran ka reaguar ndaj Nevzat Bejtës duke thënë deponia e egër ka qenë aty, ndërsa Nevzat Bejta po e keqpërdor për të përçarë banorët e Çegranit.

Ata shtojnë se deponia në Rusino ka qenë aty që nga koha kur kryetar komune ka qenë Nevzat Bejta dhe nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne si Bashkësi Lokale e gjitha qe kemi mundur te bëjmë është të mundohemi te menaxhojmë me situatën tashme të krijuar për vite me radhë. Ne e ndaluam rreptësisht që mbeturinat te hidhen vend e pa vend neper fshat, dhe gjithashtu kemi apeluar vazhdimisht që vetëm mbetjet interne (te ndërtimtarisë) të hidhen ne deponinë në fjalë dhe jo mbetjet e amvisërive, të cilat pastaj janë zhvendosur herë pas here për në deponinë Rusino. Me mbeturinat e amvisërive menaxhon kompania “Eco Living”, dhe ne vazhdimisht kemi apeluar që banorët të anëtarësohen në ketë kompani, me qellim që të vendoset rend dhe kujdes ndaj ambientit jetësor”, thonë nga kjo bashkësi lokale.

Ata bëjnë thirrje te kandidatët për kryetar komune të mos akuzohen me shpifje për shkak se ata nuk janë subjekt politik, por organizatë vullnetarësh.

 

nga kategoria

Osmani: Diaspora regjistrohet

Posted by - 06/04/2021 0
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në Click Plus edhe një herë theksoi se diaspora regjistrohet dhe do të…