Categories: Lajme

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran reagon ndaj gënjeshtrave të VLEN: “Mjaft më me diskriminim!”

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si diskriminim të qëllimshëm dhe anashkalim të vazhdueshëm nga ana e autoriteteve, përfshirë edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Në fokus të reagimit është moskthimi i zyrës së ofiqarit në këtë fshat me mbi 12,000 banorë.

Sipas Bashkësisë Lokale, edhe pse janë ndarë 38 vende pune, Çegrani është përjashtuar padrejtësisht nga përfitimet institucionale. Përfaqësuesit lokalë ngrenë alarmin se pozita e ofiqarit, që për vite me radhë ka qenë në funksion të banorëve të fshatit, është uzurpuar dhe përdorur për përfitime politike në kurriz të qytetarëve.

“Pas pensionimit të bashkëvendasit tonë që mbante këtë funksion, vendi nuk u zëvendësua. Përkundrazi, zyra u mor padrejtësisht dhe banorëve u mohohet një shërbim bazë. Zgjidhja po sabotohet me vetëdije nga individë dhe struktura që synojnë të manipulojnë realitetin për interesa personale e politike,” thuhet në reagimin e Bashkësisë Lokale.

Përfaqësuesit e fshatit theksojnë se janë ndërmarrë shumë kërkesa zyrtare dhe janë zhvilluar takime me drejtues institucionalë për ta zgjidhur këtë çështje, por gjithçka ka hasur në vesh të shurdhër.

“Ne kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të ofiqarit në Çegran dhe emërimin e një personi të kualifikuar që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve – pa dallime, pa diskriminim dhe pa manipulime politike.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se zyra, ambientet dhe të gjitha shpenzimet për funksionimin e ofiqarit, përfshirë edhe energjinë elektrike, janë ofruar nga vetë Bashkësia Lokale, për t’i mundësuar qytetarëve shërbime të denja dhe pranë vendbanimit të tyre.

Në fund, Bashkësia Lokale paralajmëron protesta publike para Drejtorisë së Ofiqarisë në Gostivar, nëse edhe ky reagim vazhdon të injorohet.

“Çegrani nuk do të heshtë. Banorët e këtij fshati meritojnë respekt, barazi dhe shërbime publike të dinjitetshme. Mjaft më me gënjeshtra dhe mashtrime në emrin tonë.”

Admin01

Recent Posts

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen…

9 hours ago

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e…

10 hours ago

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

12 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

13 hours ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

13 hours ago

BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi…

13 hours ago