Bisesime Sela-Gashi me ambasadoren amerikane Byrnes

e postuar më at 01/04/2021
76 0

PutAmbasadorja Byrnes bashkbisedon me Zijadin Selen dhe Afrim Gashin.Këtë e ka komfirmuar edhe Zijadin Sela ne faqen zyrtare të Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

 

Sot, kishim nderin të bashkëbisedojmë nëpermjet platformës elektronike me Ambasadoren e SHBA në Shkup, znj Katie Marie Byrnes se bashku me mikun tim Kryetarin e AAA z. Afrim Gashin.

E informova Ambasadoren Byrnes, për rolin politik të subjektit tonë drejt zgjidhjeve me interes të qytetarëve. Nënvizova domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit, sepse si proces është i ndishëm dhe çdo vonesë mund të sjellë epilogje të panjohura.

Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e Ligjit të shtetësisë, i cili duhet të debllokohet sa më parë, dhe të hyjë në procedurë parlamentare. E informova se ne si Koalicion presim amandametet e arsyeshme për këtë ligj nga subjekte tjera politike. Ju falenderova znj Brynes që Raporti i fundit për të drejtat e njeriut te Departamentin të Shtetit Amerikan, e kishte përfshi edhe çështjen e shtetësise si shqetësim real i shoqërisë sonë.

Në fund, i premtova konstruktivitetin dhe kontributin tonë të vazhdueshëm në lidhje me perspektivën euro-atlantike të qytetarëve dhe vendit tonë!

J X

nga kategoria