Barça demolon Hueskën, Mesi barazon rekordin e Çavit

e postuar më at 23:22
81 0

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore bindëse 4-1 ndaj Hueska-s. Ylli argjentinas, Lionel Mesi hapi rezultatin në minutën e 13-të, para se Antoan Grizman të dyfishojë shifrat për katalonasit. Mysafirët ngushtuan epërsinë në fundin e pjesës së parë përmes sulmuesit Mir, që realizoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, Oskar Mingueza trefishoi shifrat për katalunasit, gol i cili njëkohësisht ishte i pari për lojtarin, derisa në fundin e ndeshjes, Messi realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Barcelonën. Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 59 pikë, katër më pak se lideri Atletico, derisa Hueska mbetet në fund me 20 pikë.

Mesi barazon rekordin e Çavit te Barcelona

Në fitoren e lartë ylli i Barcelonës, Lionel Mesi ka barazuar një rekord tjetër në “Camp Nou”. Paraqitja e tij ndaj Huescas, nënkupton që Mesi ka zhvilluar 767 ndeshje për blaugranasit, duke barazuar rekordin historik që ishte mbajtur nga ish kapiteni, Xavi.

Dyshja tani qëndrojnë se bashku përkohësisht në krye, derisa ish bashkëlojtari Andres Iniesta renditët i treti me 674 ndeshje.

Në ndeshjen e radhës të Barcelonës, Messi do bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në fanellën e gjigantit spanjoll duke kujtuar se ai mban shumë rekorde në klub, e ndër to edhe golashënuesi numër një në historikun e klubit.

nga kategoria