Banorët e Konjares thirren në polici pas protestë, Sela: Shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit

e postuar më at 22:35
93 0

Banorët e fshatit Konjare e Mesme protestuan dje dhe sot duke bllokuar autostradën, kundër gërmimeve që bëhen nga një kompani në Lumin Pçinja. Nga gërmimet, banorët thonë se u rrezikohen shtëpitë, por edhe flora dhe fauna në atë rajon. Institucionet kanë premtuar disa herë, por asnjë hap konkret nuk është marrë në këtë drejtim. Kompania që ka marrë koncesionin dhe po kryen gërmimet, sipas banorëve është e afërt me pushtetin, ndërsa sa herë që këta banorë kanë ngritur zërin, presioni ndaj tyre prej koncesionerit ka qënë shumë më i madh. Sot, në orët e mbrëmjes, banorët që protestuan janë thirrur në polici. Siç thuhet, janë rreth 100 banorë të Konjares që janë ftuar në Stacionin e Policisë në Autokomandë.

Ka reaguar menjëherë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili e ka quajtur shtet policor Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, shteti sa herë që protestojnë shqiptarët, tregon forcën duke kufizuar vendin dhe territorn e protestës, duke u munduar që ta ndalojë të drejtën për të protestuar. Por sipas tij, shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit.

Banorët e fshatit Konjare e Mesme protestuan dje dhe sot duke bllokuar autostradën, kundër gërmimeve që bëhen nga një kompani në Lumin Pçinja. Nga gërmimet, banorët thonë se u rrezikohen shtëpitë, por edhe flora dhe fauna në atë rajon. Institucionet kanë premtuar disa herë, por asnjë hap konkret nuk është marrë në këtë drejtim. Kompania që ka marrë koncesionin dhe po kryen gërmimet, sipas banorëve është e afërt me pushtetin, ndërsa sa herë që këta banorë kanë ngritur zërin, presioni ndaj tyre prej koncesionerit ka qënë shumë më i madh. Sot, në orët e mbrëmjes, banorët që protestuan janë thirrur në polici. Siç thuhet, janë rreth 100 banorë të Konjares që janë ftuar në Stacionin e Policisë në Autokomandë, përcjell in7.

Ka reaguar menjëherë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili e ka quajtur shtet policor Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, shteti sa herë që protestojnë shqiptarët, tregon forcën duke kufizuar vendin dhe territorn e protestës, duke u munduar që ta ndalojë të drejtën për të protestuar. Por sipas tij, shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit.

“Liria e një qytetari nuk matet sipas natyrës së makinerisë shtetërore nën të cilën ai ndodhet (shtet me demokraci përfaqësuese apo monarki), por sipas vogëlsisë relative të kufizimeve që imponohen.

Protesta është bërë akt i dënueshëm në Maqedoninë e Veriut, sidomos kur protestojnë bashkësitë etnike jomaqedonase e sidomos kur janë shqiptarë. Ne na ndalet protesta edhe pse është e drejtë e garantuar me kushtetutë në mes të marshutës e për çudi çdoherë kordoni policor është në kufirin që ndanë komunën e Çairit me komunën Qendër.

Në momentin që po shkruaj diku 100 banorë të fshatit Konjare e Mesme janë thirrë urgjentisht në bisedë informative në stacionin policor të Avtokomandës edhe atë në orë policore!

Vetëm protestuan dje dhe sot!

Protestuan sepse po u shkatërrohet ambienti jetësor. Paqësorë kuptohet pa asnjë incident. Inspektorati i ambientit jetësor doli me konstatim se firma koncesionere ka dal jashtë kontratës së koncesionit dhe per çudi vazhdon të punojë.

Kryeministri ka kohë që është i informuar për problemin bashkë me ministrin e ekonomisë dhe ekologjisë, por drama e këtyre qytetarëve ka vite që shëtitet dyerve të qeverisë dhe ministrive, por pa epilog sepse koncesioneri ka gjetur derën e cila është më e fuqishme se institucionet e shtetit dhe mbi shtetin e së drejtës, derën e Partisë e cila mbron dhe ndihmon oligarkët në vend të ambientit dhe të drejtës për jetë të qytetarit. Shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit”, ka shkruar Ziadin Sela.

Mê herët për këtë çështje reagoi edhe deputeti opozitar, Halil Snopçe, i cili edhe ka qënë deputeti që e ka ngritur edhe në kuvend këtë problematikë. Snopçe fton organet që të ndalojnë me presionin dhe t’i lënë të qetë banorët e Konjares, përcjell in7.

“Pas protestës së sotshme të qytetarëve të Konjares, si një mjet demokratik për të kërkuar të drejtën elementare kundër shkatërrimit të mjedisit jetësor nga ana e koncesionerëve, morëm informatë se dhjetëra qytetarë janë ftuar sonte në biseda informative në stacionin policor në autokomandë. Me këtë veprim shteti vazhdon avazin e vjetër që nëpërmjet presioneve policore të shuaj të drejtën elementare për protestë. Ftojmë organet shtetërore të heqin dorë prej presioneve të tilla si në kohërat moniste dhe të angazhohen për zgjidhjen e problemit. Ftojmë edhe kryeministrin, që ti përmbahet premtimit të dhëne në foltoren e parlamentit se do angazhohet për interesin e këtyre qytetarëve dhe sa më parë të lirohen qytetaret nga stacioni policor”, ka reaguar Halil Snopçe, deputetii koalicionit opozitar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës./in7.tv/

nga kategoria