Njëri nga antarët e kryesisë së Alternativës, Mesut Bajrami sot përmes një postimi në ish profilin e Alternativës ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të Alternativës, Bashkim Murtezin se në mbledhje të kryesisë është lavdëruar se VMRO-DPMNE dhe Maksim Dimitrievski do të bëjnë maksimumin për të na mbështetur në zgjedhjet lokale që të mos mund të fitoj BDI-ja, shkruan Top24
“Deri sa në Kryesinë Qendrore të Alternativës lavdërohen se VMRO-ja do të na ndihmojë në zgjedhje lokale, bashkë me Maksim Dimitrievskin me të gjitha kapacitetet që i kanë — vetëm për të mos e lejuar BDI-në të kthehet në Qeveri — merreni vesh, Shqipe 🇦🇱, se ku është puna!
Zeqirja Ibrahimi & Bashkim Murtezi, a është e vërtetë se me veshët e mi e kam dëgjuar edhe këtë në mbledhje?”