Aziri: Më kollaj merr shtetësinë një kriminel se ata që kanë lindur këtu!

e postuar më at 12:04
62 0

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në një dalje për media, foli edhe për aksionin e djeshëm të MPB-së, për pasaportat e rrejshme. Aziri theksoi se më lehtë e merr shtetësinë si kriminel se sa të jesh i lindur dhe rritur këtu.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut më lehtë mund të marrë shtetësi si kriminel dhe shpërndarës i narkotikëve në rrjetin ndërkombëtar se sa të jesh i lindur dhe i rritur në këtë shtet. Edhe një herë bëhet e qartë qasja fashizoide që ka MPB dhe sistemi në këto 30 vite ndaj qytetarëve të zakonshëm të cilët janë lindur e rritur në këtë shtet. Duke i llogaritur si të rrezikshëm për sigurinë e shtetit duke mos u dhënë shtetësi”, tha Elmi Aziri – deputet i ASH-së.

nga kategoria