Pas ta përfundojë mandatin tim si ministër pas tre vitesh, mund të flasim për ndonjë garë tjetër. Këtë përgjigje e dha Azi Aliu pasi u sfidu publikisht nga kreu i ASH-së Arben Taravari që të garojë më tetor për kryetar komune në Gostivar. Aliu e quajti garë pozitën aktuale që e mbanë dhe tani për tani është i fokusuar në Ministrinë e Shëndetësisë të cilën e trashëgoi nga Taravari.
“Unë jam ministër i Shëndetësisë dhe nuk jam mësuar garat ti lë përgjysmë. Edhe tre vite kam mandat”, tha Aliu.
I pyetur nëse ai nuk do jetë kandidati, atëherë a ka caktuar VLEN emër tjetër për Gostivarin, Aliu tha se ende janë duke u në analiza.
Aliu i bëri këto komente gjatë një vizite që pati në Spitalin e Gostivarit, ku shoqërohej nga drejtori i Kinës Infektive në Shkup Fadil Cana, emri i të cilit poashtu është përmendur si një kandidatë i mundshëm i VLEN për Gostivarin. Aliu nuk u përgjigj pretpërdrejtë për emrin e Canës, por tha se kandidati i tyre do të jetë personalitet që do të zgjidhet ndër më të mirët nga sfera e shëndetësisë apo ndonjë sferë tjetër.
Ndryshe, mbrëmë nga një tubim partiak në Gostivar, Arben Taravari ka sfiduar Azir Aliun dhe Arben Fetain që të garojnë në Gostivar dhe Likovë për zgjedhjet lokale. Nëse ata marrin më shumë se një mijë vota shqiptare, Taravari tha se nuk do merret më me politikë.