Ndërsa platformat sociale janë kthyer në një trend botëror nga ana e zyrtarëve, kjo gjë nuk i ecën ministrit të VMRO-DPMNE-së, Azir Aliut.
Ai sot si ministër i Shëndetësisë ka qëndruar për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, vizitë për të cilën ka publikuar një tekst dhe disa fotografi në profilin e tij zyrtarë në Facebook. Por, ajo që bie në sy është se Aliu pas dy orësh nga publikimi i këtij informacioni, mezi ka marrë 70 pëlqime.
Edhe arsyeja rreth vizitës në këtë institucion shëndetësor është e pakuptimtë, nuk përmend projekte, as investime e as punësime për të cilën atë sot e njoftuan udhëheqësia e këtij spitali.
Në kohën derisa me dikasterin e shëndetësisë udhëhiqte Arben Taravari, në Spitalin e Gostivarit për më pak se dhjetë muaj u bënë me dhjetëra investime me vlerë të cilat kalonin 500 mijë euro, si dhe u bënë disa punësime edhe atë në reparte ku kishte më së shumti nevojë, ndërsa disa mjek u dërguan në specializime shtesë për nevojat e këtij spitali.
Kjo vizitë e Aliut në Gostivar vjen menjëherë pasi mbrëmë u sfidua nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari për të garuar në Gostivar në tetor në zgjedhjet lokale, të cilën ai e refuzoi pas u pyet sot nga gazetarët gjatë kësaj vizite.
Ai zyrtarisht u zgjodh ministër i Shëndetësisë më 9 qershor 2025 dhe ka vizituar spitalet duke premtuar përmirësime, por nuk përmendet asnjë investim specifik konkret. Ai erdhi në këtë pozitë pasi ASH dhe Taravari i cili ishte ministër i Shëndetësisë e braktisi qeverinë për parime dhe diskiriminim të shqiptarëve. Aliu në opinionin më të gjerë është komentuar se në pozitën e ministrit të Shëndetësisë është emëruar me aminin e VMRO-së dhe Mickoskit. Ai mbahet mend si i afërt i kësaj partie politike maqedonase nacionaliste, pasi dikur kishte qenë këshilltarë i ish kryeministrit Nikolla Gruveski i cili ndodhet në arrati.
Që është një ministër i partisë maqedonase në pushtet dyshimi shtohet dhe më shumë nëse shihet që në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë shpesh mungojnë informacionet edhe në gjuhën shqipe, ndër të fundit është edhe takimi i paralajmëruar nga ana e tij me qytetarët çdo të premte nga muaji i ardhshëm./Top24/