Smart News

Avokatët e Bekteshit, të njëjtët që kanë mbrojtur Llatasin dhe të dënuarit e 27 prillit!

 

Gazetari, Naser Selmani, në kolumnën e tij të botuar në gazetën Lajm ka shkruar mbi burgosjen e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nga radhët e BDI-së, rast të cilin bashkëpartiakët e tij po tentojnë ta pasqyrojnë si burgosje politike dhe me ndikime etnike. Por, sipas Selmanit kjo tezë nuk mban, sepse nga 34 të arrestuar për rastin e Koçanit vetëm tre janë shqiptarë. Ai thotë se vetë fakti që Bekteshin mbrojnë avokatë të afërt me qeverisjen e Gruevsit tregon që lidhjet e BDI-së me ish regjimin e Gruevskit ende janë të forta.

“Kreshnik Bekteshin e mbrojnë avokatët, të cilët në të kaluarën e kanë mbrojtur një Dragan Pavlloviq Llatas (avokatja Anita Begova) dhe kanë kërkuar aktivisht amnisti për të dënuarit e 27 prillit 2017 (avokati Elenko Millanov). Ky fakt mund të na bëjë të dyshojmë se lidhjet e BDI-së me ish regjimin e Gruevskit ende janë të forta”, ka shkruar Naser Selmani.

Nga ana tjetër, Selmani, mohon gjahun etnik mbi rastin tragjik dhe sjellë fakte përmes të cilave demantohet teza e ngritur se Bekteshi është i burgosur politik mbi baza etnike.

“Vetë fakti që Bekteshin mbrojnë avokatë të afërt me qeverisjen e Gruevsit, e rrëzon plotësisht tezën kryesore të BDI-së se bëhet fjalë për revanshizëm politik me komponentë të theksuar etnike. Nga gjithsej 34 të arrestuar për rastin e Koçanit, vetëm tre janë shqiptarë”, shkruan Selmani.

Exit mobile version