Auza ndërpartiake, LSDM: Të zbardhet skandali finansiar me deputetin gjerman

e postuar më at 20:00
79 0

Pas dorëheqjes se deputetit gjerman Tobias Zech nga CSU, publikuar nga gazeta gjemane “Spiegel” për shkak të skandalit për marrje para për të lobuar për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, akuza dhe kërkesa për përgjegjësi vijnë nga Lidhja Sociademokrate. Ata kërkojnë që rasti të ndiqet urgjentisht nga organet relevante dhe të zbardhet e vërteta.

“Mickovski duhet patjetër të del përpara opinionit dhe të jep përgjigje. Nga e morrën këtë shumë parash dhe si është bërë pagesa? A është kjo arsyeja pse raportet finansiare të VMRO-DPMNE-së nuk janë të publikuara në veb faqen e tyre?”, tha Sllavjanka Petrovska nga LSDM.

VMRO: Nikollovski dhe Rashkovski kanë shtuar pasurinë

Ndërkohë edhe VMRO–DPMNE vazhdon me akuza ndaj LSDM-së. Sërish apelojnë institucionet për të hetuar rastin e pushimeve luksoze të zv.kryeministrit Nikollovski dhe sekretarit Rashkovski.

“Që kur Lupço Nikollovski është funksionar, ministër dhe zv.kryeministër, profiti i firmës “Larikom Impeks” në pronësi të vëllaut të tij është rritur për 2300% dhe e tëra ndodh në kohën e pandemisë, kur 55 mijë pertsona kanë ngelur pa punë. Dragi Rashkovski që kur iku nga funksioni, pronësia i është rritur për 50 mijë euro.”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korupsionit informojnë se po merren me rastin e furnizimit të softverit nga ana e Dragi Rashkovskit, për çka janë shpenzuar 80 mijë euro./Tvm2

nga kategoria