Autoritetet shfajësohen për numrin e lartë të vdekjeve nga virusi, Filipçe: Ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike

e postuar më at 15:03
96 0

Pas numrit rekord të djeshëm të vdekjeve dhe shtrimeve në spital, nga Kovid 19, Ministri i Shëndetësisë, Venko Vilipçe, thotë se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë si kurrë më parë. Por, ai thotë se çdo pacient do ta marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, dhe secili që ka nevojë për hospitalizim, i është siguruar krevat spitalor.

Mund të them se për të gjithë pacientët, kolegët bëjnë gjithçka … Ka me të vërtetë pacientë në forma shumë të rënda, ata trajtohen sipas standardeve, por fatkeqësisht, edhe sot kemi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë. Pavarësisht nga masat e marra, për fat të keq, te disa pacientë trajtimi nuk ka efekt. Ka pacientë me një pasqyrë klinike dhe manifestim, që vërtet disa nga kolegët, veçanërisht ekspertët në fushën e pulmonologjisë dhe mjekësisë infektive nuk i kanë parë deri më tani. Manifestimi te mushkëritë, manifestimi te gjaku, thjesht nuk ka përgjigje ndaj terapisë – tha Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë.
Vaksinimi masiv i shumëpritur fillon të hënën. Në “A1 Arena, Qenra Sportive Boris Trajkovski” do të vaksinohen punonjës të policisë dhe ushtrisë, gazetarë, shërbime të Qytetit të Shkupit dhe të tjerë, d.m.th. ata që kanë shumë kontakte për shkak të natyrës së profesionit. Ata do ta marrin vaksinën ruse, që Serbia ia dhuroi vendit. Administrata e angazhuar dhe punëtorët shëndetësorë në palestër do të punojnë në dy ndërrime çdo ditë.
Procesi i vaksinimit nëpër të gjitha pikat po shkon mirë. Rreth 1,300 njerëz u vaksinuan dje. Për të hënën, këtu në sallë, janë caktuar pak më pak se 3,000 termine, që do të thotë se mesatarisht, për një fillim, rreth 4,000 njerëz do të vaksinohen çdo ditë në të gjithë shtetin, dhe ne besojmë se numri do të arrijë 7,000 në një kohë shumë të shkurtër. Të tilla janë parashikimet. “Ne duam që sistemi të funksionojë mirë së pari – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Stafi u trajnua për rrjedhën e vaksinimit. Qytetarëve, pas pranimit fillestar, do t’u bëhet një ekzaminim fillestar, i ndjekur nga marrja e një vaksine, e ndjekur nga një vëzhgim 15-minutësh, dhe lëshimi i një vërtetimi dhe një date për rivaksinim.
Në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, kufiri i moshës për qytetarët që do të vaksinohen do të ulet gradualisht. Vaksina e “Astrazenekas” kundër kovid 19 do të vazhdojë t’u jepet vetëm qytetarëve mbi 60 vjeç, të cilët nuk kanë regjistruar asnjë efekt anësor deri më tani, informoi Ministri Filipçe. Sipas tij, përveç një vajze që raportoi një trombozë në venë të syrit, deri më tani asnjë rast tjetër me efekt anësor të ndonjë vaksine nuk është raportuar zyrtarisht.

J X

nga kategoria