ATO vazhdon me 378 përgjime, 475 të reja

e postuar më at 15:36
84 0

Sot në komision parlamentar u prezantua Raporti vjetor i ATO-s për vitin 2020 dhe Plani financiar vjetor për vitin 2021 nga drejtori i Agjencisë Operativo-teknike, Zoran Angellovski.

Për nevojat e organeve të autorizuara në shtet, ATO ka aktivizuar 475 përgjime të reja dhe 378 të tjerëve u është vazhduar masa për përgjim, thuhet në raportin vjetor të ATO-s për vitin 2020.

Nga numri i përgjithshëm i aktivizimit të përgjimeve, 321 kanë qenë për nevojat e MPB-së, 68 për nevojat e Prokurorisë Publike. Ndërsa nga 378 masat e vazhduara për përgjim për vitin 2020, 104 kanë qenë për MPB-në dhe 36 për Prokurorinë.

Gjatë vitit të kaluar në ATO janë kryer edhe katër procedura disiplinore./SmartWeb/

nga kategoria