Atl Madrid gabon sërish, barazon me Getafen

e postuar më at 23:09
62 0

Atletico Madrid është ndeshur me skuadrën e Getafes në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.

Presioni për të mbajtur kreun e La Ligas si duket nuk është duke i bërë mirë Atletico Madridit, kjo pasi në pjesën e parë nuk arritën të shënojnë dhe u ndëshkuan dy lojtarë, transmeton lajmi.net.

Savic dhe Gimenez u ndëshkuan me kartonë të verdhë në min 45+

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Simeone reagoi me katër zëvendësime por që nuk arritën të japin fryte.

Mbrojtësi i Getafes, Nyom u përjashtua nga loja në min (71’) duke i dhënë një mundësi të artë që 20 minuta të jetë me një lojtar më shumë.

Rezultati përfundimtar, Getafe 0-0 Atletico Madrid.

Tani, “Los Colchoneros” kanë 63 pikë në vendin e parë, ndërsa Getafe ka 28 pikë dhe mban vendin e 15-të.

nga kategoria