Asnjë reagim nga Bujar Osmani për punësimin e Besmira Ejupit

e postuar më at 18:50
67 0

Listës së institucioneve nga ku ka marrë honorarë Besmira Ejupi, i shtohet edhe një, shkruan Alsat.

Përveç se ajo ka marrë 12 mijë euro nga 4 komuna dhe avokatura e shtetit në të njëjtën kohë, Ejupi ka qenë e emëruar nga Qeveria edhe në Bordin mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat – Infrastruktura” dhe atë nga data 11 maj 2021 deri më 16 gusht 2022.

Alsat po ashtu mëson se Besmira Ejupi si anëtare e Bordit Mbikëqyrës së NP Hekurudhat – Infrastruktura, ka dorëzuar me vonesë Fletën Anketuese në Komisionin për Anti Korrupsion dhe për këtë ka paguar edhe gjobë në të holla, pas çka ka dorëzuar fletë të plotë anketuese.

Edhe pse në qershor Komisioni për Anti korrupsion ngriti iniciativë për përgjegjësi penale për katër kryetarë komunash dhe iniciativë për përgjegjësi morale për Avokatin e Shtetit, të cilat në të njëjtën periudhë e kishin angazhuar Ejupin, angazhimi i saj ka vazhduar edhe Avokaturën e Shtetit dhe kjo shihet edhe tek faqja “Financat e Hapura” ku pagesa e fundit për Ejupin është regjistruar më 5 gusht.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme edhe sot vazhdon heshtjen për informatat që qarkullojnë në opinion se Besmira Ejupi është angazhuar në këtë dikaster. Nga MPJ as nuk e pohojnë e as nuk e mohojnë informacionin. Për shkak të heshtjes së diplomacisë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka deklaruar se do të kërkojnë që ministri Bujar Osmani të sqarohet në Kuvend në Komisionin për Politikë të Jashtme për çështjen e Besmira Ejupit.

“Për shkak se kjo çështje shkaktoi vëmendje ne si Komision për Politikë të Jashtme do të bëjmë përpjekje që ministri Bujar Osmani të referoj para deputetëve për rastin e Besmira Ejupit, sa është e kualifikuar të punojë në MPJ, a ka tregti me ndikimin për punësimin e saj dhe a ka qenë propozim i tij për konsull , propozim i cili më tej u tërhoq por a është propozuar formalisht që të propozohet si konsull i Maqedonisë në Nju Jork”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Çështja e Besmira Ejupit u bë aktuale, kur në opinion qarkulluan informacionet se në të njëjtën kohë ka qenë e angazhuar nga Avokati i Shtetit, nga Komuna e Sarajit, Komuna e Çairit, Komuna e Bërvenicës dhe Komuna e Petrovecit.

J X

nga kategoria

pg slot