Categories: Lajme

Asnjë nxënës në klasën e parë, Bozofca shembulli i zbrazjes së Malësisë në Tetovë (Video)

Në ditën e parë të vitit shkollor 2025/26 asnjë nxënës nga fshati Bozofcë i Malësisë së Tetovës nuk filloi në klasën e parë. Portalb.mk vizitoi shkollën sot paradite rreth orës 11, por ajo ishte e mbyllur.

Numri total i nxënësve në këtë shkollë sipas banorëve është rreth 10.

Ky fshat dikur numëronte mbi 1400 banorë me rreth 160 shtëpi, por është boshatisur dita ditës, tani aty janë vetëm rreth 20 shtëpi të banueshme.

Banorët ankohen për mungesën e përkujdesjes nga institucionet.

Zemri Vejseli, banor i Bozofcës tha se fshati është zbrazur për shkak të kushteve.

“Te shkolla sivjet nuk kemi nxënës për klasën e parë, janë nja 8 nxënës sa që di. Duhet të investojnë duhet që të bëhet diçka që të kthehen familjet”, tha Vejseli.

Ai shtoi se arsimi në këtë fshat ka rënë dhe gjeneratat e reja nuk po e marrin edukimin adekuat.

“Nuk janë adekuatë arsimtarët për lëndën e vetë, ke studiuar gjuhën shqipe dhe jep gjuhën maqedonase. Kjo është problem për ne, nxënësit tanë kur shkojnë poshtë në Tetovë na thonë shpesh arsimtarët se po na duken si me qenë analfabeta. Kemi reaguar disa herë nëpër institucione, por nuk kemi arritur sukses”, tha Vejseli.

Banorët e Bozofcës pohohjnë se gjendja është e ngjashme edhe një fshat më poshtë, në Veshallë ku shkolla është e mbyllur.

Sipas Nazmi Dautit, nga Sektori për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, trendi i regjistrimit të nxënësve është po i njëjti në krahasim me vitin e kaluar shkollor.

Këtë vit në shkollat fillore të Tetovës janë regjistruar 940 nxënës, numër afërsisht i njëjtë është edhe në shkollat e mesme.

“Në shkollat fillore janë regjistruar 778 nxënës shqiptarë, 144 nxënës maqedonas dhe 15 nxënës turq”, tha Dauti.

Ndërkaq me këto numra krenohet kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

”Këtë vit për herë të parë nuk kemi rënie të numrit të nxënësve as në shkollat fillore as në shkollat e mesme”, tha Kasami.

Statistikat tregojnë se që nga viti 2015 e këndej, numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për mbi 28 mijë.

Ndërkaq në pesë vitet e fundit, 30 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin.

Ndryshe, sot në mbarë vendin filloi viti i ri shkollor për 245.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, i cili do të zgjasë deri më 10 qershor2026.

Nga këta, 177.800 janë nxënës të shkollave fillore dhe 67,200 janë nxënës të shkollave të mesme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, rreth 17 mijë nxënës kanë filluar klasën e parë dhe rreth 17 mijë të tjerë vitin e parë në shkollë të mesme.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

3 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

8 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

9 hours ago